SHQIP ENGLISH
Tė punojmė tė gjithė pėr njė botė ku fėmijėt tė jenė tė aftė tė realizojnė plotėsisht potencialin e tyre!

 
»
Konferencė “Varfėria dhe Fėmijėt nė Shqipėri”
Nė kuadėr tė Vitit Europian pėr Luftėn Kundėr Varfėrisė dhe Pėrjashtimit Social, Qendra “Fėmijėt Sot” nė bashkėpunim me Qendrėn e Informimit tė Bashkimit Europian (EUIC) organizuan Konferencėn “Varfėria dhe Fėmijėt nė Shqipėri”, ditėn e martė, mė 27 prill 2010, nė ora 09.30 nė ambientet e EUIC-sė. Nėpėrmjet vitit 2010 si “Viti Europian pėr Luftėn kundėr Varfėrisė dhe Pėrjashtimit Social” Bashkimi Europian thekson rėndėsinė e pėrgjegjėsisė kolektive nė luftėn kundėr varfėrisė, nė tė cilėn pėrfshihen pa dyshim vendimmarrėsit, por edhe aktorė tė tjerė nga sektori publik dhe ai privat. Njė nga qėllimet e kėtij Viti Europian ėshtė qė t’i japė forcė zėrit tė atyre njerėzve nė shoqėri qė e pėrjetojnė varfėrinė dhe pėrjashtimin social ēdo ditė. Nė kėtė kuadėr u organizua kjo konferencė, nė tė cilėn u trajtuan kryesisht: - pasojat qė shkakton varfėria nė mirėrritjen e fėmijėve, - si dhe nė politikat shtetėrore, nisma tė tjera jo qeveritare dhe ndėrkombėtare. Pjesė e kėsaj konference ishte dhe prezantimi i studimit “Varfėria dhe Fėmijėt nė Shqipėri”. Nė kėtė studim, varfėria ėshtė trajtuar, sė pari, si varfėria materiale, ekonomike, financiare, e lidhur me tė mirat materiale tė domosdoshme pėr tė jetuar normalisht. Varfėria ėshtė parė, sė dyti, si varfėria jo materiale, kulturore e lidhur me faktorė tė tjerė me ndikim nė cilėsinė e jetės sė njeriut, si; punėsimi, papunėsia, puna me pagė tė vogėl, arsimi, shėndeti, siguria njerėzore, etj. Nė kėtė konferencė morėn pjesė pėrfaqėsues nga institucione tė ndryshme vendimmarrėse nė vend, institucione politik-bėrėse, organizata ndėrkombėtare, si dhe nga organizma tė ndryshėm vendorė (shtetėrore ose jo shtetėrore).
KERKO

Na kontaktoni:
Qendra "Femijet Sot"
Rruga: "Qamil Guranjaku"
Pall 1, Shk.1, Kati VIII-D
P.O.Box 2903
Tirane, Albania
Tel/Fax: +355 4 2 452 692
Mob.: +355 68 40 78 941
E-mail: info@femijetsot.org


Anėtarėt
Adresa email
Fjalekalim